Vendosni fjalën kyçe....

Bombë në stacionin e autobusit, vriten 18 persona në Siri (Video)


Një makinë bombë që shpërtheu në qytetin sirian të al-Babit të kontrolluar nga Turqia ka vrarë të paktën 18 njerëz dhe la dhjetëra të të plagosur, raportojnë mediat turke. Ankaraja po akuzon militantët kurdë se fshihen pas sulmit.

Shpërthimi vdekjeprurës ndodhi pranë një terminali autobusi të shtunën, duke shkaktuar 18 viktima dhe dëme të konsiderueshme në zonë. Një video e publikuar nga një korrespodent i Al Jazeera tregoi një skenë kaotike me zjarre të shumta dhe pellgje gjaku në tokë.

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka akuzuar militantët e YPG-së për bombën, duke thënë se taktikat treguan se ato nuk ishin të ndryshme nga grupi terrorist Islamik ISIS. Asnjë grup deri tani nuk e ka marrë përsipër autorësinë e sulmit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *