Vendosni fjalën kyçe....

Briken Calja rrëmben 3 medalje argjendi në aktivitetin e rëndësishëm


Peshëngritësi Briken Calja ka marrë 3 medalje argjendi në aktivitetin ‘Grand Prix Naim Suleymanoglu’ që po zhvillohet në Turqi. Ka qenë vetë sportisti që e ka postuar lajmin bashkë me foton me 3 medaljet.

‘Ndjenjë e papërshkrueshme dhe krenare kur flamuri shqiptar valëvitet pedanave të botës mbarë. Viti 2019 ka qenë një ndër më të suksesshmit nga ku janë fituar 1 medalje ari, 6 argjendi dhe 3 bronzi. Puna shpërblehet me medalje, por këto suksese jenë thjesht pikënisja e shumë të tjerëve që do të vijnë më pas. Me punë dhe besim do t’ja dalim, si gjithmonë. Brikeni.’ – shkruan ai në ‘Facebook’.

Pak kohë më parë, Calja, i bënte thirrje qeverisë që t’i jepte zgjidhje kërkesave të tij të cilat i ka adresuar prej kohësh pranë institucioneve përgjegjëse.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *