Vendosni fjalën kyçe....

Dy operacione kundër shpërndarjes së drogës, arrestohen dy persona, sekuestrohen 43 doza me kokainë

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave në doza duke finalizuar dy operacione policore dhe arrestuar dy të rinj.

Janë sekuestruar 42 doza me lëndë narkotike kokainë e kanabis, lekë dhe euro të përfituara nga shitja e lëndës narkotike në doza.

Në kuadër të operacionit “Mapo” u arrestua në flagrancë shtetasi: A. Xh., 24 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas u kap në flagrancë në rrugën “Hamdi Cenoimeri” me doza lënde të dyshuar narkotike kokainë. Në vijim shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi ku i janë gjetur doza të tjera me lëndë të dyshuar narkotike kokainë e kanabis. Policia i sekuestroi këtij shtetasi në cilësinë e provës materiale: 3 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë; 31 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe 1 aparat celular.

Po gjatë orëve të fundit, u zhvillua operacioni “Shigjeta 3”, në kuadër të të cilit u arrestua shtetasi: G. L., 21 vjeç, banues në Rrëshen. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin ky shtetas po lëvizte, policia gjeti 8 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë. Këtij shtetasi iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 8 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, një mjet, një aparat celular, 34 400 lekë të reja dhe 315 euro (të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave me lëndë narkotike).

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *