Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutohen 2 prokurorë në kryeqytetin e Afganistanit


Persona të panjohur ekzekutuan vranë dy prokurorë në kryeqytetin afgan, Kabul, dhe plagosën dy të tjerë, konfirmoi një zyrtar.

Jamshed Rasuli, zëdhënës i zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, i tha ‘Anadolu Agency’ se incidenti ndodhi në rrethin e Qara Bagh në periferi të Kabulit kur katër prokurorë të qendrës ligjore dhe drejtësisë në bazën ajrore Bagram u sulmuan nga njerëz të panjohur.

Duke shprehur shqetësime për rritjen e sulmeve të tilla, ai konfirmoi se dy prokurorë u vranë dhe dy të tjerë u plagosën në sulm.

Javën e kaluar, zyrtarët fajësuan Talibanët për vrasjen e katër gjyqtarëve të gjykatave lokale në provincën juglindore Logar. Sipas Noor Mohammad, guvernatori i rrethit Mohammad Agha, incidenti ndodhi rreth mesditës në autostradën kryesore që çon në Kabul.

Talibanët nuk kanë komentuar asnjë prej incidenteve, duke mos marrë përgjegjësinë për asnjë prej sulmeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *