Vendosni fjalën kyçe....

Masakër në SHBA, ekzekutohen 5 anëtarë të një familjeje (Mes viktimave 3 fëmijë të mitur)


5 anëtarë të një familjeje janë vrarë në San Diego, SHBA. Sipas policisë, mes viktimave kishte edhe fëmijë ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një krim të parashikuar më parë.

Policia mbërriti në një shtëpi në ‘Paradise Hills’ pas disa thirrjeve në numrin e emergjencës 911. Media lokale raporton se thirrja e parë ka të ngjarë të jetë bërë nga brenda shtëpisë.

Fqinjët më vonë raportuan tinguj që sugjeronin dhunë. Kur oficerët hynë në shtëpiz buluan 5 trupa, përfshirë ata të fëmijëve, të mbuluar me gjak.

Dy të rritur, një burrë 31 vjeç dhe një grua, 29 vjeç, si dhe një fëmijë tre vjeç u shpallën të vdekur në vendin e ngjarjes. Tre fëmijë të tjerë u dërguan në spital, por dy prej tyre  humbën jetën ndërsa i vetmi i mbijetuar është një 11-vjeçar.

Përfaqësuesi i policisë në San Diego, nënkoloneli Matt Dobbs, u tha gazetarëve se për momentin nuk kishte asnjë të dyshuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *