Mbështetësit e ish-presidentit të Bolivisë, Evo Morales kanë dalë në protestë ku janë përleshur me forcat e sigurisë.
Agjencia Associated News raporton se nga protestat kanë mbetur të vrarë 5 persona, diçka e cila nuk konfirmohet nga autoritetet e Bolivisë.
Një mjek në qytetin qendror të Sacaba tha që shumica e të vrarëve dhe të plagosurve të premten kishin plagë plumbash.
Kujtojmë që Morales dha dorëheqjen të dielën i detyruar nga protestat masive që filluan pas zgjedhjeve presidenciale. Ai mori azil politik në Meksikë me pretekstin se i rrezikohet jeta në Bolivi.
Presidentja e vetëshpallur Jeanine Áñez, ka bërë akuza duke thënë se në qoftë se Morales kthehet në Bolivi do të ndiqet penalisht.