Vendosni fjalën kyçe....

“Meta takime me kryetarët e partive të larguar nga Parlamenti”-Zëdhënësi i Presidentit


“Presidenti Meta do kërkojë takim me krerët e partive parlamentare që dolën nga Kuvendi”-njofton presidenca nëpërmjet zëdhënësit të saj Tedi Blushi.

Sipas njoftimin kjo nismë vjen për të diskutuar situatën ku ndodhet vendi.

Më tej, në njoftim thyhet se Presidenti do ndërmarrë të tjera insiativa të rëndësishme.

Njoftimi i zëdhënësit Tedi Blushi:

I pyetur nga gazetarët lidhur me një lajm që qarkullon në media për një sërë nismash dhe vendimesh shumë të rëndësishme që do të ndërmarrë në ditët në vijim Presidenti i Republikës Ilir Meta, Këshilltari për Mediat dhe Zëdhënësi z.Tedi Blushi bën me dije se:

Presidenti Meta do të kërkojë takim me të gjithë kryetarët e Partive Parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt 2019, për të diskutuar lidhur me situatën dramatike ku ndodhet vendi. Padyshim do të ketë edhe të tjera inisiativa, vendime dhe takime shumë të rëndësishme!

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *