Vendosni fjalën kyçe....

“Parlamenti shpërndahet me një dekret”, Rama i përgjigjet Metës: Më kujton Xhike Qamilin


Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së Presidentit Ilir Meta i cili ditën e djeshme tha se “Parlamenti shpërndahet me një dekret”.

Ditën e sotme Rama, pas votimit për delegatët në Partinë Socialiste deklaroi se fjalët e Presidentit i kujtojnë Xhike Qamilin.

“Më kujton atë që iu kam thënë më parë Xhike Qamilin që thoshte sa të kem këtë e atë katund nuk pyes për Francën e Anglinë”. u shpreh Rama.

Ditën e djeshme Presidenti deklaroi se “Parlamenti me një dekret shpërndahet, qeveria me një mocion mosbesimi rrëzohet, presidenti shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë. Nëse dikush mendon se angazhimet e mia kanë qenë ceremoniale, do ia bëj të qartë se kjo është Kushtetutë që mbron popullin e Shqipërisë dhe do jetë detyra ime qo t’i tregojnë vendin kësaj bande uzurpatore dhe gjithë shërbëtorëve”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *