Problemet me zemrën, Vuçiç flet për herë parë pas shtrimit në spital


Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka folur për herë të parë pas shtrimit në Spitalin Ushtarak të Beogradit.

Kreu i shtetit serb u shtrua në spital të premten pas komplikacioneve në zemër, ndërsa sipas raporteve nga mediat serbe, gjendja e tij është e qëndrueshme.

Në një postim në faqen e tij në ‘Instagram’, Vuçiç bën me dije se do kthehet në punë të hënën.

‘Faleminderit mjekëve dhe stafit të Spitalit Ushtarak. Faleminderit për të gjithë ata që u kujdesën. Do të jem në punë me orar të plotë duke filluar nga e hëna.’ – shkruan ai.

Sipas zyrtarëve dhe personave të afërt të Vuçiçit, shkak për gjendjen e rënduar shëndetësore është bërë ngarkesa e madhe në punë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *