Vendosni fjalën kyçe....

Rosalia rrëmben katër trofe në “Latin Grammy Awards”


Këngëtarja spanjolle Rosalia ka rrëmbyer katër çmime në ceremoninë e zhvilluar në Las Vegas, të “Latin Awards”.

Rosalia është shpallur fituese në katër kategori. Albumi i saj “El Mal Querer”, i cili mikson muzikën flamenco me R&B u vlerësua si albumi i vitit, si dhe albumi më i mirë bashkëkohor vokal.

“Të fitosh një Grammy është një nga gjerat më të mira që mund të të ndodhë ndonjëherë”– tha Rosalia duke shpjeguar se i është dashur të punojë për më shumë se një vit për albumin.

Në këtë ceremoni kanë shkëlqyer të tjerë artistë, mes të cilëve përmendim Camila Cabello dhe Alejandro Sanz të cilët fituan “Rekordin e Vitit” me këngën “Mi Persona Favorita”, që gjithashtu fitoi trofeun si kënga më e mirë pop e vitit.

Kënga “Calma” e Pedro Capó u shpall “Kënga e vitit”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *