Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi: Qindra fëmijë dy muaj pa mësim, prova për përurimin e “stadiumit me kullë”


Ish-deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, nëpërmjet një video ka deklaruar se qindra fëmijë të shkollave të Tiranës janë detyruar të marrin pjesë në provat për përurimin e “stadiumit me kullë”

Vokshi e quan këtë situatë “më keq se në Kinë” duke shtuar më tej se fëmijët nuk bëjnë mësim prej dy muajsh për të shkuar në prova.

Pamjet në video janë xhiruar 3-4 ditë më parë, në orën 9 të mëngjesit. Në vend që të shkojnë në shkollë për të mësuar historinë, gjeografinë, gjuhën shqipe, fizikën apo kiminë, fëmijët mësohen të kërcejnë për të mbushur propagandën e Edi Ramës me spektakël rinor”-shkruan Vokshi.

Postimi i plotë:

Më keq se në Kinë…

Qindra fëmijë nga disa shkolla të Tiranës, Dëshmorët e Lirisë, Emin Duraku, Edith Durham, Vasil Shanto, Shkolla Baletit nuk bëjnë mësim prej dy muajsh. Ata janë të detyruar të marrin pjesë në provat e ceremonisë së përurimit të projektit korruptiv të familjes kryeministrore, stadiumit me kullë.

Pamjet në video janë xhiruar 3-4 ditë më parë, në orën 9 të mëngjesit. Në vend që të shkojnë në shkollë për të mësuar historinë, gjeografinë, gjuhën shqipe, fizikën apo kiminë, fëmijët mësohen të kërcejnë për të mbushur propagandën e Edi Ramës me spektakël rinor.

Fëmijët detyrohen ta bëjnë këtë që prej tetorit, pa i pyetur njeri, nëse është shi apo është diell, nëse është ngrohtë apo është ftohtë.

Është për t’u shqetësuar që mësuesit nuk kanë bërë asnjë ankesë për këtë shfrytëzim qeveritar të fëmijëve, duke lejuar shkeljen e të drejtave të fëmijëve për arsimim.

Këto video e foto të shfrytëzimit të fëmijëve si në spektaklet kineze komuniste është një arsye më shumë për t’i dhënë fund kësaj qeverie, që u mbyll gojën mësuesve me një kërcënim për largim nga puna dhe që vendos sistemin e arsimit në shërbimin e propagandës për të mbuluar vjedhjen dhe korrupsionin qeveritar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *