14-vjeçaren e përdhunojnë në grup, kryebashkiaku gjerman zemëron rrjetin me pyetjen: Ç’kërkon një vajzë vetëm natën?


Një kryebashkiak gjerman është detyruar të kërkojë falje për komentet që ka bërë lidhur me një çështje tronditëse të përdhunimit të një adoleshenteje nga disa persona.

Ngjarja ndodhi në qytetin Ulm në shtetin jug-perëndimor të Baden-Wurttemberg, që policia e raportoi vetëm këtë javë.

RT” shkruan se 14-vjeçarja po shëtiste vonë në mbrëmje dhe u takua me një grup djemsh adoleshentë dhe disa në fillim të të 20-ave, njërin prej të cilëve e njihte.

Ajo ra dakord të shkonte në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve por kur mbërriti atje u dhunua në grup.

Tre të dyshuar janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë mbeten në burg. Të paktën dy prej tyre u konfirmuan nga policia si azilkërkues, por kombësia e tyre ose vendi i origjinës nuk u zbulua.

Kryebashkiaku Gunter Czisch i shokuar nga krimi tha për një media lokale: “Ulm është një qytet i sigurt, por nuk ka diçka të tillë si siguri absolute. Sidoqoftë, pyes veten se çfarë donte një vajzë 14-vjeçare në Ulm natën. Prindërit kanë për detyrë të sigurojnë që një vajzë e mitur të mos shëtisë në qytet vetëm. Dua të jem i qartë: të gjithë ne duhet t’i marrim seriozisht detyrat tona nëse duam të parandalojmë raste si kjo.”

Fjalët e tij u pritën me kritika dhe komentuesit në rrjetet sociale, e akuzuan kryetarin e bashkisë se po fajësonte viktimën.

Czisch shpejt kërkoi falje, duke insistuar se ai ishte keqkuptuar. “Sigurisht, vajza nuk është me faj. Faji për këtë veprim qëndron në mënyrë solemne dhe të qartë mbi autorët e dyshuar”– tha ai.

Disa kritikë mendojnë se qëndrimi i kryebashkiakut pasqyron ligjet e dobëta të qeverisë dhe politikën e diskutueshme “të dyerve të hapura” në lidhje me azilkërkuesit nga Lindja e Mesme dhe Afrika, të cilat kanë përmbytur Gjermaninë që nga mesi i vitit 2010.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *