Një aksident i trefishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet. Mësohet se tre automjete, mes të cilave një taksi, janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugën “Vaso Pasha”, një zonë e populluar.
Ende janë të paqarta shkaqet, por paraprakisht dyshohet se ka qenë shoferi i taksisë ai që ka shkaktuar aksidentin. Njëra nga makinat ka qenë e parkuar në momentin kur është goditur nga taksia.
Nuk dihet ende se si është përfshirë në aksident mjeti i tretë.
Fatmirësisht, nuk ka persona të plagosur nga ky aksident.