Vendosni fjalën kyçe....

Ariu i burgosur në burgun e njerëzve lirohet pas 15 vitesh (FOTO)


Ariu i vetëm në botë që ka vuajtur dënimin në një burg të destinuar për njerëzit, është liruar pas 15 vjetësh.

Ariu i quajtur Katya ishte mbyllur së bashku me vrasës dhe kriminelë të tjerë në një burg në Kazakistan në vitin 2004.

Mirror shkruan se ajo u shpall fajtore pasi kishte dëmtuar dy persona në një vend kampingu në dy incidente të veçanta, gjë që ka çuar në dënimin e saj të çuditshëm.

Por pas një dekade e gjysmë, Katya tani do të zhvendoset në një mini-kopsht zoologjik në një qendër rekreacioni, ku i premtohet më shumë liri.

Katya ose siç quhet për së gjati Ekaterina, ka qenë e burgosura më e famshme dhe e pazakontë e burgut të Kazakistanit para lirimit të saj. Një statujë ngjyrë ari u ndërtua madje për nder të saj në këtë burg , ku mbahen 730 kriminelë të rrezikshëm.

Katya ishte e vetmja femër në një burg meshkujsh dhe ishte vendosur aty sepse në kohën kur iu dha dënimi zyrtarët nuk dinin se ku ta çonin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *