Vendosni fjalën kyçe....

Assad krahason vetëvrasjen e Le Mesurier dhe Epsteinit me vdekjen e personazheve të tjera me profil të lartë: Ata dinin shumë


Presidenti sirian Bashar Assad është shprehur me përçmim lidhur me versionet zyrtare të vdekjes së miliarderit Jeffrey Epstein dhe të themeluesit të Helmetave të Bardha, James Le Mesurier, duke thënë se ata dinin shumë për të pasurit dhe të fuqishmit.

Epstein “u vra sepse ai dinte shumë sekrete jetësore të lidhura me njerëz shumë të rëndësishëm në regjimet britanike dhe amerikane, dhe ndoshta edhe në vendet e tjera”– tha Assad në një intervistë për “Rossiya-24”.

Assad sugjeron që vdekja e Epstein-it, ishte analoge me vdekjen e pazakontë në fillim të kësaj jave të themeluesit të Helmetave të Bardha, James Le Mesurier, i cili dyshohet se u hodh nga një dritare në shtëpinë e tij në Turqi. Policia turke po e trajton vdekjen e Le Mesurier si vetëvrasje.

“Ata u shndërruan në një barrë pasi të luajtën rolet e tyre. Kishte një nevojë të madhe për t’i larguar pasi të kishin përmbushur rolet e tyre.”, tha Assad.

Assad po i referohej jo vetëm Epstein-it dhe Le Mesurier, por edhe udhëheqësit të Al-Kaedës, Osama bin Laden  (i trajnuar fillimisht nga CIA për të luftuar Bashkimin Sovjetik në Afganistan) dhe udhëheqësit të Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Baghdadi (i cili kaloi kohë në burgjet famëkeqe Camp Bucca dhe Abu Ghraib në Irak). Të gjithë këta “ishin vrarë kryesisht sepse dinin sekrete të mëdha”– argumentoi udhëheqësi sirian.

Ndërsa vdekja e Epstein-it u shpall zyrtarisht si një vetëvrasje, ekzaminuesi mjekësor i famshëm Michael Baden ngriti dyshime kur deklaroi se kockat e thyera të të dënuarit për pedofili ka të ngjarë të vijnë nga mbytja.

Vdekja e Le Mesurier, e paracaktuar si një vetëvrasje është shumë e dyshimtë për Asadin, i cili beson se është “punë e shërbimeve sekrete”.

“Ndoshta, themeluesi i Helmetave të Bardha kishte punuar me kujtimet dhe biografinë e jetës së tij, dhe kjo ishte e papranueshme. Ky është një supozim, por shumë serioz, pasi opsionet e tjera nuk duken bindëse për mua për momentin.”, thotë Assad.

Le Mesurier u etiketua si “ish-agjent i MI6” nga Ministria e Jashtme ruse vetëm tre ditë para vdekjes së tij, me “lidhje me grupet terroriste” në Kosovë. Grupi i tij i Helmetave të Bardha, sipas Assad janë “natyrisht pjesë e Al-Kaedës” dhe janë kapur duke organizuar “sulme me gaz”, siç ishte eventi fals në Douma, i përdorur nga SHBA si argument për një grevë në Damask.

Lidhjet e Epstein-it me agjencitë e inteligjencës kanë qenë subjekt i shumë spekulimeve, veçanërisht pasi Alex Acosta, ish-prokurori në Florida i cili dënoi atë vetëm me 13 muaj burg, pavarësisht pretendimeve se ai kishte trafikuar dhe abuzuar me dhjetëra vajza. Thuhet se atij i është thënë ta linte Epstein-in rehat pasi ai “i përkiste shërbimeve të inteligjencës”.

Një ish-oficer ushtarak izraelit, Ari Ben-Menashe, pretendon se Epstein ka punuar edhe me inteligjencën izraelite. Sipas tij ai u prezantua në këtë fushë përmes babait të së dashurës Ghislaine Maxwell, Robert Maxwell, i cili njihet si agjent i Mossad.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e RT/  Përshtati në shqip Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *