Vendosni fjalën kyçe....

Ende me metodat e Escobar-it, kapet në SHBA trafikanti me 15 litra kokainë të lëngshme


Oficerët e Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA-së kapën në ‘George Bush’ në Houston një udhëtar i cili po përpiqej  të trafikonte më shumë se 15 litra kokainë të lëngshme të cilën e kishte futur në shishe shamposh, tha agjencia në një njoftim për shtyp.

Në njoftimin zyrtar u tha se oficerët zbuluan shishet që përmbanin kokainën me vlerë më shumë se 400,000 dollarë në bagazhin e kontrolluar të një qytetari kolumbian 26-vjeçar të hënën, pasi e vëzhguan më herët.

Pas kontrollit ata zbuluan praninë e lëndë narkotike që ishte maskuar në një mënyrë e cila përdoret prj kohësh nga trafikantët.

Kokaina e lëngshme ka fituar popullaritet në vitet e kaluara dhe raportohet se ishte një shpikje e ish-bosit kolumbian të drogës, Pablo Escobar, gjatë kulmit të tij në vitet 1980 dhe fillimin e viteve ’90.

Korrierët e drogës gjithashtu janë njohur dhe për mëyrën e gëlltitjes së kokainës së lëngshme, një taktikë që është më e vështirë për t’u zbuluar nga policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *