Vendosni fjalën kyçe....

“Fotografia e fotografisë së një fotografie”- 6 teoritë e princit Andrew për foton me “skllaven e seksit”


Në një intervistë për BBC, princi Andrew mohoi akuzat se kishte kryer marrëdhënie me një 17-vjeçare amerikane kur ishte më i ri.

Ai ka sugjeruar që fotografia e tij me krahun rreth 17-vjeçares Virginia Roberts, ishte falsifikuar dhe ka porositur hetuesit që ta ekzaminojnë atë.

Por cilat ishin argumentet që dha duka i Jorkut për të argumentuar këtë?

  • “Këto janë rrobat e mia të udhëtimit”

Princi Andrew thotë se rrobat e tij në këtë foto, që supozohet të jetë realizuar në shtëpinë e të dashurës së tij Ghislaine Maxwell në mars  të vitit 2001, ishin “rroba udhëtimi” dhe jo ato që do të veshte ai natën në Londër.

Por “The Sun” të dielën gjeti foto të tij me një veshje gati identike në një natë në vitin 2001 në kryeqytet.

  • “Unë nuk ngjitesha lart te Ghislaine”

Princi pretendoi se ai kurrë nuk ishte ngjitur lart në shtëpinë e të dashurës së tij, Maxwell.

Ai tha: “Fotografia është realizuar lart dhe nuk mendoj se kam shkuar ndonjëherë lart në shtëpinë e Ghislaine.” I pyetur nëse ishte i sigurt, ai tha: “Po, sepse dhoma e ngrënies dhe gjithçka ishte në katin e parë”.

  • “Unë nuk jam tip që përqafohet”

Princi Andrew dyshon në vërtetësinë e fotografisë me argumentimin se ai zakonisht nuk përqafohet në publik. Pamja e tregon atë me krahun e mbështjellë rreth belit të Virginias. Por siç tha ai, për një mbretëror, përqafimet dhe “shfaqjet e dashurisë në publik nuk janë diçka që unë bëj”.

  • “Nuk mund të jemi të sigurt se është dora ime”

Ai tha se nuk mund të konfirmohet se dora rreth belit të vajzës është e tija, pasi i ka gishtat më topolakë.

“Ai jam unë, por nëse ajo është dora ime ose nëse ky është pozicioni që unë… ne nuk mund të jemi të sigurt nëse është dora ime apo jo.”– tha djali i mbretëreshës Elisabeth II.

  • “Unë kurrë nuk e kam parë Epsteinin me një aparat fotografik”

Duka i Jorkut hodhi gjithashtu dyshime duke thënë se ai kurrë nuk e kishte parë Epstein “me një aparat fotografik “. Princi Andrew e tha këtë pasi thuhet se miliarderi i akuzuar për pedofili dhe trafikim seksual, ka realizuar foton në fjalë.

Është fotografia e një fotografie të një fotografie

Princi ka hedhur dyshime mbi vërtetësinë e fotografisë, duke duke thënë se është “fotografia e një fotografie të një fotografie”. Por “The Sun” shkruan se është thjesht një pamje e fotografisë origjinale të Virginia-s. Ajo thuhet se ia ka dhënë origjinalin, së bashku me 19 fotografi të tjera, hetuesve të FBI në 2011.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e The Sun/ Përshtati në shqip Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *