Vendosni fjalën kyçe....

Lulzim Basha: Fëmijët e fermerëve do paguajnë zero tarifa për universitetin


Kreu i PD-së Lulzim Basha sot ndodhet në një takim me fermerët në Lushnjë, ku ka premtuar se fëmijët e fermerëve nuk do paguajnë tarifat e shkollës, kur partia e tij të vijë në pushtet.

Kur prej fermerëve e falenderoi Bashën që kishte shkuar për t’i takuar, i tha atij që kishte dëgjuar se ai vetëm flinte gjumë.

“Faleminderit që na erdhe këtu në komunën Gradishtë, na kanë thënë që kryetari Basha fle gjumë, por ja që nuk qenka e vërtetë”– tha fermeri.

“Më fal të të ndërpres pak këtu, këta punë quajnë vjedhjen, për këta po nuk vodhe fle gjumë”-iu përgjigj Basha.

Fermeri vijoi të tregonte se kishte dërguar fëmijët në shkollë, por kishte patur vështirësi për t’i mbështetur ata financiarisht.

” Të kemi ndjekur që nga Ura Vajgurore, ti jo vetëm agronom mund të bëhesh, por mund të bëhesh dhe financier. I kam nisur fëmijët në universitet me 80 mijë lekë të vjetra, dy djem, dhe djemtë më thanë s’ka gjë babi se na dalin dhe na teprojnë, më vinte turp nga vetja.

Që do vish në pushtet këtë nuk e diskuton nëna, njerëzit kanë frikë që ti thonë shokut hajde se të jap një kafe, dua të di çfarë program keni ju si PD ndryshe ti mbyllim ato sera dhe të ikim bashkë me fëmijët.”, tha fermeri.

Pas këtij rrëfimi, Basha premtoi se fëmijët e fermerëve do të paguajnë zero tarifë për universitetin dhe do të kualifikohen në shkolla profesionale.

“Fëmijët e fermerit do paguajnë zero tarifë për bachelor dhe zero për master, në veçanti nëse fillojnë studimet në një nga degët që lidhet me aktivitetin e tyre familjar.

Duke përdorur shembujt që përdor Europa sot, do të kualifikohen edhe në shkolla profesionale në ato sektorë që ju shërbejnë ju. Do fuqizojmë dhe kërkimin që ekspertët tanë më të mirë të jenë në gjendje t’ju mbështesin.”- premtoi kryedemokrati./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *