Motorola pritet të hedhë në treg modelin ‘Razr 2019’, që është një rigjallërim i klasikut të vitit 2004.
Përveç pamjes dhe formës së ngjashme, pajisja e re është ndërtuar për të konkurruar si duhet me telefonat e tjerë të zgjuar në treg.
Razr 2019 vjen me një ekran OLED të palosshëm, USB-C, një sensor për gjurmët e gishtërinjve, kamera 16 MP dhe kamera të brendshme 5 MP, procesor Snapdragon 710, 6GB RAM dhe 128 GB memorje të brendshme.
Thënë kjo, ‘Razr’ është një telefon i shkëlqyeshëm, me një dizajn novator që ka shumë potenciale. ‘Motorola’ pritet ta hedhë në treg modelin në janar të vitit 2020 për një çmim të kripur prej 1.499 dollarësh.