Presidenti Meta e ka cilësuar si skandal presionin politik ndaj anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha dhe KED-së.
Në një reagim në ‘Facebook’, kreu i shtetit thekson se përgjegjësi i vetëm për aktet kriminale të militantit Ardian Dvorani është vetëm ai dhe asgjë nuk do e shpëtojë nga përgjegjësia e rëndë penale.
Meta shkruan se Dvorani ka bërë një akt shumë më të rëndë se gjoba ndaj një biznesmeni, duke tentuar të rrëmbejë Gjykatën Kushtetuese e due paralajmëruar për prova të tjera.
‘Skandaloz presioni politik ndaj KED dhe anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha! I vetmi përgjegjës për aktet kriminale të militantit Ardian Dvorani është vetëm ai, përndryshe Katica jonë i Reformës në Drejtësi. Nuk ka Rilindje lokale dhe ndërkombëtare që e shpëton atë nga përgjegjësia e rëndë penale. Katica jonë bëri një akt shumë më të rëndë se vendosja e gjobës së një biznesmeni. Katica jonë donte të vidhte gjithë Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë. Provat po shtohen. Garantet e krimit kushtetues po dalin vetë.’ – shkruan Meta.