Policia e Hong Kongut ka përdorur makinat ujëhedhëse dhe gaz lotsjellës ndaj protestuesve përreth një universiteti, disa orë pasi një oficer policie u qëllua me një shigjetë gjatë një rrethimi të kampusit të fortifikuar.
Në një përshkallëzim të ri pas gati gjashtë muaj demonstrimesh në qytetin e ndarë në dysh në qëndrime, policia paralajmëroi përmes ‘Facebook’ se nëse protestuesit vazhdojnë të përdorin bomba benzine dhe hark me shigjeta, ata do të përgjigjen duke përdorur forcën e duhur duke mos përjashtuar fishekët e vërtetë.
Qindra protestues të armatosur me tulla, bomba benzine dhe barrikada të ngjeshura kishin arritur të ndalin policinë që të mmos futej në universitetin Politeknik.
Për dallim nga kampuset e tjera, siç është Universiteti Kinez i Hong Kongut, Universiteti Politeknik ndodhet në qendër të qytetit, afër një numri rrugësh të mëdha duke përfshirë një tunel portual kyç.