Vendosni fjalën kyçe....

“Sa të jem gjallë, Gruevski do dënohet për korrupsionin 15 milionë euro” – Zaev


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev, ka deklaruar se do nisë procesin e vettingut për gjyqtarët e prokurorët për pastrimin e sistemit të drejtësisë nga të korruptuarit.

Ai lëshoi kritika të ashpra ndaj sistemit të drejtësisë ndërsa theksoi se paraardhësi i tij, ish-kryeministri Gurevski, nuk do shpëtojë nga akuzat për dosjen ‘Trajektorja’ ku ai bashkë me disa ish-ministra akuzohen se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit me dhjetëra milionë euro, shkruan Ina-online.net.

‘Gruevski shpëtoi për kreditë kineze. Derisa unë të marrë frymë, Gruevski nuk do të shpëtojë. Nuk do të shpëtojë sepse korrupsioni është gjallë. Hetimet do vijojnë dhe në fund do të dihet e gjithë e vërteta. Unë besoj se Gruevski është koka e kësaj vepre, për shkak se ato 5 për qind, ato 15 milionë euro provizion i kishte bërë pazare, i kishte organizuar dhe i kishte marrë ai. Unë e kam dëgjuar këtë, por gjykata duhet ta dëshmojë’, ka thënë Zaev.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *