Vendosni fjalën kyçe....

“Unë nuk djersij”- plasin memet në rrjet pas argumenteve të princit Andrew


Deklaratat e princit Andrew gjatë një interviste në BBC, janë bërë shkak për krijimin e një sërë memesh në rrjet.

Kjo sepse ai u mundua të mohojë akuzat ndaj tij për abuzim seksual, duke dhënë argumentin se ai asnjëherë nuk djersin.

E nisim nga fillimi. Virginia Giuffre, e cila më parë mbante mbiemrin Roberts, e akuzon dukën e Yorkut se ka kryer marrëdhënie seksuale me të, kur ajo ishte vetëm 17-vjeçe. Ajo thotë se është detyruar tre herë për të kryer marrëdhënie me princin britanik, mes viteve 1999 dhe 2002.

“Unë në mënyrë kategorike mund t’ju them se kjo nuk ka ndodhur kurrë”- tha Princi Andrew për gazetaren e BBC-së, Emily Maitlis.

Pavarësisht ekzistencës së një fotoje me të, princi Andrew thotë se nuk mban mend ta letë takuar ndonjëherë zonjën Giuffre.

Giuffre ka treguar një episod kur kanë kërcyer së bashku në një klub nate dhe e përshkruante princin Andrew si shumë të djersitur. Por ai tha se argumenti i zonjës nuk qëndron sepse ai nuk djersin.

“Kam një gjendje të veçantë mjekësore që nuk djersitem. Ose nuk kam djersitur në atë kohë”– tha ai duke shtuar se vetëm kohët e fundit kishte nisur të djersinte përsëri.


Ai kishte edhe një alibi për një nga datat që zonja Giuffre e akuzon se kanë kryer marrëdhënie seksuale. Më 10 mars të 2001-it, ai thotë kishte marrë vajzën e tij Beatrice në Pizza Express për një festë para se të kalonte natën në shtëpi.

“Të shkoj në Pizza Express në Woking është një gjë e pazakontë për mua… E mbaj mend çuditërisht në mënyrë të veçantë.”– thotë princi Andrew.

Këto deklarata të tij janë bërë shkak për qarkullimin e memeve në rrjet, pasi princi Andrew nuk dukej shumë i besueshëm për pjesën më të madhe të përdoruesve të rrjetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *