Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet se zhvati dhjetëra mijëra euro duke u hequr si juriste e Gjykatës së Lartë, lihet në burg 33-vjeçarja


Gjykata e Tiranës ka lënë në burg, 33-vjeccaren Amarilda Leka. Kjo e fundit akuzohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një të dënuari për vrasje një shumë prej 50 mijë eurosh.

Leka hiqej si juriste e Gjykatës së Lartë dhe i kishte premtuar të dënuarit se do ndërhynte për lirimin e tij.

Në vitin 2015, Leka u arrestua pasi u denoncua nga dy persona se u kishte shvatur shumë të konsiderueshme parash.

Leka u akuzua nga shtetasti Liman Kocci, se i kishte marrë nëpërmjet mashtrimit një shumë prej rreth 42 mijë eurosh duke i premtuar lirimin e të birit.

Ajo u akuzua gjithashtu edhe nga shtetasi Zef Gjoka, i cili pretendoi se Leka i kishte premtuar lehtësimin e dënimit për një të afërm, duke i marrë një shumë pre rreth 24 mijë eurosh.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *