Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Milot-Balldren do jetë koncesioni i parë që do anuloj, shpëtojmë 300 milionë euro


Kryeemokrati Basha ka deklaruar në takimin me fermerët e Lezhës se koncesioni i parë që do anulojë sapo PD-ja të vijë në pushtet është ai i rrugës Milot-Balldren.

Ai e cilësoi projektin në fjalë si aferë korruptive ku është parashikuar të shpenzohen 300 milionë euro për 17 kilometra rrugë, gjë që sipas Bashës nuk ndodh as në Japoni.

Ndërsa theksoi se edhe koncesionet e tjera që grabisin pasurinë e shqiptarëve do anulohen dhe lekët do kthehen në buxhetin e shtetit.

‘Paratë që duhet të vijnë për të mbështetur fermerët shkojnë në drejtim tjetër.  Me afera të tilla si Milot-Balldren, 300 milionë për 17 kilometra, nuk ka për të pasur para për fermerët as vitin tjetër, as pas 10 vjetësh. Prandaj ka një zotim që është mbi çdo zotim tjetër timin personal dhe të Partisë Demokratike karshi çdo qytetari. Anulimi i të gjithë aferave korruptive, që nuk meritojnë të quhen koncesione dhe PPP, se janë afera të pastra hajdutërie duke nisur me Milot – Balldren, që është afera e të gjitha aferave për nga përmasat e vjedhjes. 17 kilometra, 300 milionë euro.  E para që do  anulohet, por jo e fundit. Nga e para tek e fundit, të gjitha do të anulohen nëse kanë marrë para nga Buxheti i Shtetit. Këto para do të gjurmohen dhe t’i kthehen Buxhetit të Shtetit, pra do t’i kthehen qytetarëve.’ – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *