Vendosni fjalën kyçe....

Basha nga Lezha: Prioriteti i Ramës, grabitja e shqiptarëve, ndryshimi përmes zgjedhjeve të parakohshme


Kreu i opozitës së bashkuar, Basha, po zhvillon një takim me fermerët e Lezhës.

Në fjalën e tij, kryedemokrati tha se qeveria Rama nuk ka asnjë plan për fermerët në vend dhe këtë sipas tij e tregon projekt-buxheti.

‘Rama po jep qindra milionë euro për oligarkët. E dini ju sa lekë ka planifikuar për fermerët? Asnjë. Kjo tregon edhe prioritetet e tij, që janë grabitja e djersës së shqiptarëve dhe përzënia e tyre nga vendi’.

Më tej, Basha, tha se thirrja e tifozënë ‘Rama ik’ në stadium gjatë ndeshjes me Francën, është një tregues i ndryshimit që kërkohet nga shqiptarët dhe ndryshimi do vijë përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, shtoi Basha.

‘Nuk është vetëm opozita, janë të gjithë shqiptarët që e kërkojnë këtë, ndaj bën mirë t’i vërë veshin zërit të shqiptarëve dhe të hapë rrugën për zgjedhje të lira e të ndershme, zgjedhje parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore sipas Kushtetutës, që janë zgjidhja e kësaj krize të rëndë që ka pllakosur. Të gjithë e dëgjuam jehonën e zërit të shqiptarëve dje në stadium. mesazh i qartë i shqiptarëve të shqiptarëve krenarë dhe të vendosur , që i thanë Edi Ramës largohu, çliroje vendin nga qeverisja jote e dështuar, nga korrupsioni. Hap rrugën.’ – shtoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *