Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka bërë disa deklarata të forta gjatë bashkëbisedimit me gazetarët pasditen e sotme.
Ajo tha se ish-ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, se ishte përpjekur të blejë disa deputetë të opozitës për të miratuar reformën në drejtësi.
‘Ish-ambasadori amerikan Lu nuk besonte se Meta do e miratonte reformën në drejtësi. Ambasadorët funksionojnë duke komunikur me Kryeminstrin apo Ministrinë e Jashtme. Disa prej partnerëve strategjikë janë më afër kryeministrit. Vlahutin i thoshte Lu-së që të blinte disa deputetë për të miratuar Reformën në Drejtësi. Vlahutin do të thoshte hajde të blejmë votat e opozitës por ndërkohë nuk bëhej fjalë për të blerë deputetët e opozitës sepse ishin votat e LSI-së ato që garantonin por bëhej fjalë për të miratuar një reformë në drejtësi me unison, me konsensus të plotë politik.’ – tha Kryemadhi.
E pyetur se nëse Borchardt ngriti gishtin, çfarë do kishte bërë Vlahutin në vendin e tij, Kryemadhi u përgjigj se për këtë duhej pyetur kryebashkiaku Veliaj.
‘Mirë Borchardt ngriti gishtin, po të ishte Vlahutin çfarë do ngrinte? – ishte pyetja ndërsa Kryemadhi u përgjigj: ‘Atë nuk e dimë, pyesni Erion Veliajn më mirë’.