Një far 120-vjeçar në Danimarkë është rihapur sërish pasi u zhvendos duke u larguar nga bregu, pasi rrezikonte të përmbytej nga uji.
Fari Rubjerg Knude u transportua rreth 80 metra larg Detit të Veriut muajin e kaluar pasi po kërcënohej nga erozioni.
Struktura mbi 23 metra e lartë në Jutland, në ishullin Egtved u rihap me një ekran mahnitës me dritë blu për vizorët e shumtë. Zhvendosja e tij nuk ishte një mision i lehtë pasi lëvizja e farit të ndërtuar në vitin 1900 u bë me anë të shinave.
Godina rreth 1000 ton e rëndë u transportua duke u vendosur në një shkëmb 60 metra mbi nivelin e detit.
Ministrja e Mjedisit, Lea Wermelin, e ka quajtur farin një thesar kombëtar teksa shpjegonte pse ministria shpenzoi rreth 600 mijë euro për ta shpëtuar atë.