Ushtria pakistaneze ka testuar raketën balistike tokë-ajër ‘Shaheen-I’ si pjesë e një stërvitje. Dy ditë më parë, një test i ngjashëm u krye nga India me raketën e saj ‘Agni II’.
Testi i paralajmëruar të hënën u shpall si një sukses nga Komanda e Forcave Strategjike të Ushtrisë (ASFC).
‘Shaheen-I’ është një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi deri në 650 kilometra që ka qenë në shërbim që nga viti 2003. Ajo mund të përdoret si në një luftë konvencionale ashtu edhe bërthamore.
Të shtunën, rivali rajonal i Pakistanit, India, shfaqi aftësinë e saj bërthamore duke lëshuar një raketë balistike ‘Agni-II’. Ajo është një raketë balistike me rreze të mesme veprimi, përafërsisht e krahasueshme me ‘Shaheen-I’ të Pakistanit.