Vendosni fjalën kyçe....

Gjenerali i SHBA-së për rrjetin 5G: Liderët e Shqipërisë të vendosin kujt do i besojnë


Ndërsa mbështesin ndërtimin e rrjetit 5 G në Shqipëri, edhe njëherë tjetër përfaqësues të SHBA-së kërkojnë që kjo të mos bëhet nga kompanitë kineze.

Në konferencën e mbajtur në Tiranë me temë  “Sfidat e sigurisë së NATO-s përballë teknologjisë”, gjenerali amerikan, James Jomes, dha një mesazh të prerë për politikën shqiptare për mënyrën se si duhet orientuar në këtë fushë. Jomes bën thirrje që Shqipëria të tregohet e kujdesshme dhe paralajmëron për një rrezik kinez.

“Ndërkohë që Shqipëria përgatitet për të azhornuar rrjetet e saj në 5G vitin e ardhshëm është e detyrueshme që liderët e saj të vendosin se kujt do t’i besojnë. Shqipëria duhet të mbetet një anëtare aktive dhe e angazhuar e NATO-s. Shqipëria duhet të jetë e sigurt të bashkohet me 5G me ata që ka vendosur NATO-s. Po hyjmë në një botë të 5G dhe nuk ka asnjë dyshim.

 Mund ta mendojmë si një rrip dixhital dhe një strategji rrugore dhe shumë vende po bien në një strategji të rrezikshme. Kemi shumë arsye për të besuar me mes të tjerash Kina e shikon përdorimin e pajisjeve të saj 5G si platforma tregtare inteligjente të cilat vendosën në zemër të sistemeve të kombeve në të gjithë globin. Të gjitha këto teknologji dhe zhvillime dixhitale që ka Kina i japin asaj në dorë një lak shumë të fuqishëm”-tha gjenerali amerikan.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *