Vendosni fjalën kyçe....

 I gjithë stadiumi në kor “Rama ik”, Berisha publikon foton: Shikoni si e priti kryeministri


Vetëm pak minuta përpara ndeshjes Shqipëri-Francë, i gjithë stadiumi oshëtiu nga thirrjet “Rama ik” në kor.

Kryeministri Edi Rama ndërkohë ndodhej në stadium, i ulur në shkallë bashkë me zyrtarë të tjerë të qeverisë dhe personalitete të futbollit.

Por ndërkohë që kamerat po tentonin të kapnin thirrjet e tifozëve, reagimi i kryeministrit kur dëgjoi këto thirrje nuk u kap nga kameramanët.

Këtë kuriozitet na e shuan ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka publikuar një foto të Ramës në stadium dhe thotë se është realizuar pikërisht në këto çaste kulminante.

Berisha thotë se kryeministri Rama u struk në momentin që dëgjoi tifozët kuq e zi të brohorisnin në kor.

“Edvin Mafia e pesoj si Çaushesku.Ai struket i tmerruar kur stadiumi çahej dhe ushtonte nga thirrjet e 20000 tifozeve “Rama Ik” duke perseritur thirrjet e rumuneve per Çausheskun ne dhjetor te vitit 1989. Nderim Tifozeve Kuq e Zi! E tmerruan Zografin Bis!! Sb”, janë fjalët e Berishës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *