Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Engjëll Agaçi mund ta kishte kandiduar Borchardt për në Kushtetuese


Në bashkëbisedimin e saj me gazetarët në selinë e LSI-së, Kryemadhi theksoi se Rama nuk do ketë asnjë mundësi që ta prishë Teatrin Kombëtar pavarësisht përpjekjeve të vijueshme të tij.

Ndërsa nuk la pa komentuar edhe vendimin e presidentit Meta për shpalljen ‘non grata’ në Presidencë të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Borchardt.

‘Besoj që Rama nuk do ta ketë dot shansin për prishjen e Teatrit Kombëtar. Ai e provoi deri në fund të korrikut po nuk ja doli, arsyen e di vetë. Unë mendoj se zoti Borchardt mund të kishte kandiduar për Gjykatën Kushtetuese pasi përderisa mori vendim për dekretet e presidentit Engjëll Agaçi mund ta kandidonte shumë mirë në Gjykatën Kushtetuese. Mund të kishte qenë edhe në vakancat e Kuvendit. Përsa i përket gishtit të mesit, kush i nxjerr gishtin e mesit dhe fyen shqiptarët ta mbajë për vete, ta marrë mbrapsht për veten e tij dhe për ata që përfaqëson ai.’ – tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *