Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi pas kthimit nga SHBA-ja: Zgjedhja e anëtarit të gjashtë të Kushtetueses sa më shpejt, garanci për opozitën


Kryetarja e LSI-së, Kryemadhi, ka deklaruar pas kthimit nga SHBA-ja se plotësimi i Gjykatës Kushtetuese me anëtarin e gjashtë duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur duke shtuar se forca pollitike që drejton e mirëpret këtë gjë.

‘Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese me anëtarin e gjashtë është një proces që duhet mbyllur sa më parë dhe e mirëpresim. Një hap i rëndësisshëm është hedhur me plotësimin e vakancave por nuk duhet humbur kohë.’, deklaroi Kryemadhi.

Më tej ajo tha se ngritja e Gjykatës Kushtetuese ishte një garanci më shumë për opozitën duke deklaruar se SHBA-ja ka të njëjtin qëndrim për Shqipërinë, duke theksuar zbatimin e Kushtetutës, dhënien fund të mosndëshkueshmërisë dhe moskapjen e sistemit të drejtësië.

Kryemadhi u ndal edhe te padia e presidentit ndaj kreut të KED-së, Dvorani, duke thënë se të gjitha veprimet e qeverisë dhe mazhorancës tregojnë për kapjen e sistemit nga ana e kryeministrit Rama ndërsa Dvorani ishte pjesë e këtij projekti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *