Vendosni fjalën kyçe....

Meta e shpalli “non grata”, Borchard i  përgjigjet gazetarëve: Më lini të qetë

Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë Bernd Borchard ndodhej në një takim në selinë blu me kreun e opozitës së bashkuar Lulzim Basha.

Ditën e sotme Borchard u shpall “non-grata” në Presidencë nga Kreu i Shtetit, Ilir Meta pasi në dy raste, ambasadori i OSBE-së vuri në diskutim dekretin për anulimin e zgjedhjeve si edhe për incidentin fyes kundrejt protestuesëve.

Teksa dilte nga një takim në selinë e PD-së, i pyetur nga gazetarët ai është shprehur  “më lini të qetë. OSBE organizatë legjitime në Shqipëri”-raporton News 24.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *