Presidenti Ilir Meta deklaroi në emisionin “Open” se në Shqipëri ka ardhur koha që qytetarët të shprehen nëpërmjet referendumeve.
“Ka ardhur koha e referendumeve. Për shqiptarët ka ardhur koha të shprehen pa pritur për partitë. Do punoj që t’i sjell shqiptarëve që të vendosin vetë për Presidentin, reformën zgjedhore apo edhe ndryshime kushtetuese”-deklaroi Meta.
Meta gjithashtu theksoi edhe një herë se Parlamenti duhet të shpërndahet.