Presidenti Meta ka shpallur “non grata” ambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt.
Kreu i shtetit ka dërguar një letër në selinë qendrore të OSBE-së në Kopenhagen të Danimarkës ku bën me dije se Borchardt nuk është i mirëpritur në institucionin e drejtuar prej tij.
Meta thekson edhe arsyet që e kanë shtyrë drejt një vendimi të tillë duke theksuar se dy argumente kryesore.
I pari ka të bëjë më vënien në dyshim të dekretit të presidentit për zgjedhjet vendore të qershorit 2019, ndërsa i dyti ka të bëjë me fyerjen publike me gjestin e ngitjes së gishtit ndaj qytetarëve shqiptarë.
Ky i fundit ndodhir mbrëmjen e 13 tetorit 2019, ku ambasadori Borchardt u tregoi gishtin e mesit disa protestuesve të Unazës së Re, që ndodheshin para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, në mbështetje të disa banorëve të arrestuar.
Në përgjigjen e ardhur nga zyra e OSBE-së pas ankesës zyrtarë të Lëvizjës për Dinjitet e Grave të ‘Unazës së Re’, theksohej se institucioni në fjalë kishte procedura të veçanta për raste të tilla ndërsa thuhej se Borchardt i kishte kërkuar falje popullit shqiptar për incidentin e ndodhur.
‘Ky ishte një incident për të cilin na vjen keq. Ambasadori Borchardt i ka kërkuar falje popullit shqiptar dhe theksoi se ai respekton të drejtën e shqiptarëve për demonstrim paqësor. Kjo nuk duhet të hedhë hije në punën e madhe që po bëhet nga Prania e OSBE-së për të ndihmuar Shqipërinë dhe qytetarët e saj për reformat e tyre në një shumë fusha. OSBE do të vazhdojë angazhimin dhe të ofrojë ndihmë për Shqipërinë. OSBE-ja ka procese të brendshme në lidhje me çështje të tilla. Këto janë një çështje e menaxhimit të brendshëm dhe ne nuk mund të komentojmë publikisht për ndonjë proces specifik që mund të lindë.’ – thuhej në përgjigje. /Hashtag.al