Vendosni fjalën kyçe....

Papa Françesku shtron drekë për 1500 të varfër, menuja pa mish derri për të respektuar myslimanët


Siç është bërë zakon, 3 vjet nga krijimi i Ditës Botërore të të Varfërve, Papa Françesku shtroi të dielën pas meshës në Shën Pjetër një drekë për rreth 1500 njerëz të varfër.

Pasi festoi meshën për të varfërit në Bazilikën e Shën Pjetrit, Papa vuri në dukje statistikat në lidhje me varfërinë dhe indiferencën e dhimbshme të shoqërisë.

“Ne jemi në një nxitim të vazhdueshëm, pa u shqetësuar se distancat rriten, se lakmia e disa prej tyre rrit varfërinë e shumë njerëzve”, tha Papa.

Gjatë drekës, Ati i Shenjtë  u shërbeu një menu pa mish derri, për të lejuar pjesëmarrjen edhe të njerëzve që nuk ua lejon feja konsumimin e këtij mishi, siç shkruan News1.

Menuja përfshinte lasagna, mish pule me kërpudha dhe patate, ëmbëlsirë, fruta dhe kafe ekspres.

Para se vakti i thjeshtë të shërbehej në sallën e zbukuruar bukur e bukur, Papa falënderoi të gjithë të pranishmit dhe i kërkoi Zotit që t’i bekojë ata dhe familjet e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *