Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet ura në jugperëndim të Francës, humb jetën adoleshentja


Një adoleshent ka humbur jetën pas shembjes së një ure që lidh qytetet e Mirepoix-sur-Tarn dhe Bessieres, e cila ndodhet rreth 30 kilometra në veri të qytetit të Toulouse.

Sipas mediave në Francë, ura u rrëzua rreth orës 8:00 të së hënës, dhe si pasojë tre automjete ranë poshtë në lumë.

Sipas gazetës lokale “La Dêpeche”, në makinë ndodheshin një adoleshente 15-vjeçare dhe prindërit e saj. Adoleshentja ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.

Ura 150 metra e gjatë thuhet se kishte një kufi peshe, dhe mendohet se një kamion i madh kishte kaluar mbi të në momentin kur u shemb. Autoritetet lokale i kanë bërë thirrje njerëzit të qëndrojnë larg zonës dhe një tjetër urë e afërt është mbyllur gjithashtu si masë paraprake. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për persona të tjerë që kanë humbur në lumë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *