Vendosni fjalën kyçe....

“Të mos keqpërdoret nga Rilindja për lajm dite” – Blushi fton Koçijançiçin të lexojë Kushtetutën


Zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi , ka ftuar zëdhënëseja e zyrës së Politikës së Jashtme të BE-së, Maja Koçijançiç, që të lexojë Kushtetutën e Shqipërisë dhe të mos keqpërdoret nga qeveria për lajme dite.

Në një status të shkurtër në Facebook, Blushi shkruan: ‘Maja të lexojë Kushtetutën në shqip dhe të mos keqpërdoret nga Rilindja për lajme dite!’.

Komenti i tij vjen pas deklaratave të mëhershme ditën e sotme nga ana e Koçijançiç, ku ajo thoshte se ‘Kushtetuta dhe legjislacioni i vitit 2016, është i qartë sa i përket përzgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, rolit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, dhe mekanizmit zhbollues pas afatit 30 ditor që Kuvendi dhe Presidenti kanë për të zgjedhur mes tre kandidatëve të parë.’


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *