Vendosni fjalën kyçe....

10-vjeçari në gjendje kritike për jetën, pasi mori një plumb qorr gjatë ndeshjes së futbollit në shkollë


Një djalë 10-vjeçar po lufton me vdekjen pasi u plagos rëndë pas një shkëmbimi zjarri gjatë një ndeshjeje futbolli, në shkollën e mesme në New Jersey të premten.

Ai quhet Micah Tennant, i cili njihet dhe me pseudonimin “Dew”. Siç shkruan “Daily Mail”, fëmija mori një plumb qorr në qafë, pas përplasjeve me armë.

Ai u dërgua në Qendrën Mjekësore Cooper, ku mbetet në gjendje kritike për jetën.

Dy persona të tjerë mbetën gjithashtu të plagosur nga të shtënat me armë, një djalë 15-vjeçar dhe një tjetër 27-vjeçar që besohet të ishte shënjestra e synuar.

Nëna e 10-vjeçarit, Angela Tennant ka bërë një postim emocional herët të hënën në mëngjes, duke falënderuar Zotin për gjithçka që ka bërë deri tani për Dew.

Ndërkohë, një i afërm ka nisur një fushatë “GoFundMe” për të ndihmuar familjen me shpenzimet mjekësore. Që nga e hëna në mëngjes, janë ngritur më shumë se 12,000 dollarë.

Ibn Abdullah, 27 vjeç, ishte shënjestra e të shtënave dhe u akuzua për mbajtje të paligjshme të një arme zjarri. Ai është në gjendje të qëndrueshme pasi i është nënshtruar një operacioni. Lidhur me ngjarjen janë arrestuar deri më tani gjashtë persona. Sipas autoriteteve asnjë prej tyre nuk kishte ndonjë lidhje me lojën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *