Vendosni fjalën kyçe....

18 ditë në shtratin e spitalit, kthehet në shtëpi prokurori Arjan Ndoji


Prokurori i Durrësit Arjan Ndoji ka dalë nga spitali ditën e djeshme dhe është zhvendosur në shtëpinë e tij, fiks 18 ditë pas atentatit në zonën Shkozetit në Durrës, ku gjeti vdekjen 24 vjeçari Andi Maloku.

Ndoji kthehet në shtëpi për të vazhduar rehabilitimin, në të njëjtën ditë kur la spitalin dhe miku i tij Aleksandër Laho (Landi Muharremi), i konsideruar si njëri prej të ‘fortëve të Shijakut’.

Ndryshe nga Ndoji, Laho i njohur edhe me nofkën “Rrumi”,  kishte nevojë për ndihmë mjekësore për shkak të plagës që ka marrë në nofull në 1 nëntor teksa udhëtonte me Arjan Ndojin. Ai është shoqëruar drejt banesës nga një autoambulancë.

Ndoji dhe Laho refuzuan disa ditë më parë para prokurorëve të çështjes, Besim Hajdarmataj dhe Anton Martini, të kenë konflikte me Redjan Rrajën, 34-vjeçarin e arrestuar për atentatin ndaj tyre.

Në atentatin e 1 nëntorit, fatkeqësisht humbi jetën shoferi i Arjan Ndojit, Andi Maloku, për shkak të plagëve të marra në shtyllën kurrizore. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *