Policia e Lucernit ka arrestuar nëntë gra, pesë prej të cilave shqiptare, në një bar në qytetin e Luzernit. Ato dyshohet se po ushtronin prostitucion pa leje.
Mediat lokale shkruajnë se nëntë gratë u arrestuan të enjten e kaluar, gjatë një inspektimi në një bar kontakti në qytetin e Luzern. Gratë ishin të moshave 29 deri në 41-vjeçare.
Ato dyshohen se kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në Zvicër dhe kanë punuar pa leje pune.
Pesë prej tyre janë nga Shqipëria, një nga Brazili dhe tre të tjera nga Republika Dominikane.
Zyra Kantonale për Migracion ka vendosur masën e dëbimit për të gjitha gratë e përmenduran. Pas dëbimit atyre do t`u ndalohet hyrja përsëri në Zvicër. Prokuroria Publike e Lucernit ka konfiskuar disa mijëra franga para të thata nga gratë e arrestuara.