Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka kundërshtuar deklaratat e presidentit francez, Macron, i cili pak ditë më parë bëri thirrje që Europa të mbështetej vetëm te forcat e veta për t’u mbrojtur.
Stoltenberg deklaroi se organizata që drejton nuk është aspak ‘e vdekur’ ndërsa shtoi se Euopa nuk mund ta mbronte veten sidomos nëse Britania e Madhe largohet nga unioni.
‘Uniteti Evropian nuk mund të zëvendësojë unitetin transatlantik. Dikush duhet të kuptojë se veçanërisht pas Brexit-it, BE-ja nuk mund të mbrojë Evropën.’
Pak ditë më parë Macron tha se BE-ja nuk mund të mbështetej më te SHBA-ja pë t’u mbrojtur dhe se tani duhet të mendonte për t’u vetëmbrojtur.