Vendosni fjalën kyçe....

Digjet publikisht Kurani, përplasje të dhunshme në tubimin kundër Islamit në Norvegji (Vide0)


Udhëheqësi i një grupi kundër ‘islamizimit’ të Norvegjisë u sulmua nga disa burra pasi i vuri zjarrin një kopjeje të Kuranit gjatë një demonstrate.

Pamjet tregojnë se policia ndërhyn për të ndaluar përleshjen. Një demonstrim i mbajtur nga grupi ‘Stop Islamizimit të Norvegjisë (SIAN) në qytetin e Kristiansand u kthye i dhunshëm pasi udhëheqësi i grupit, Lars Thorsen, kundërshtoi një urdhër policie kundër djegies së librit të shenjtë mysliman.

Tubimi ishte aprovuar nga autoritetet lokale, por policia kishte paralajmëruar grupin SIAN kundër djegies të Kuranit, pasi grupi tha se planifikonte ta bënte këtë.

Dy kopje të tekstit fetar u hodhën në një kuti mbeturinash gjatë tubimit, ndërsa Thorsen i vuri zjarrin një tjetri. Aksionet nxitën protestuesit, që kapërcyen një gardh dhe sulmuan liderin e SIAN-it.

Videoja e grindjeve tregon Thorsen duke hedhur një Kuran të djegur ndërsa një njeri i paidentifikuar e sulmon. Si Thorsen , ashtu edhe sulmuesit e tij u arrestuan nga policia, sipas raporteve të mediave.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *