Vendosni fjalën kyçe....

“Dvorani do bëhet shembull”, kur do ta dorëzojë Presidenti Meta padinë për kreun e KED-së


Presidenti i vendit Ilir Meta pritet të kallëzojë sot penalisht kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin, siç kishte paralajmëruar pak ditë më parë.

Padia për ndjekjen penale të Dvoranit do të dorëzohet në Prokurori, rreth  orës 14:30.

Kujtojmë se mbrëmjen e shkuar, presidenti Meta tha se Dvorani do të bëhet shembull për të rikthyer besimin tek Reforma në Drejtësi.

“Ai do bëhet shembull dhe ai është i vetmi shembull që pritet për të rikthyer besimin te reforma në Drejtësi në mënyrë që asnjë të mos tallet më siç është bërë në këto dy vite. Shkelja është flagrante, dëmi është i madh. Janë këta përgjegjës dhe është ai përgjegjës që u hap ky debat. Unë si Presidenti Republikës nuk bëj shaka”, tha Meta.

Veprat penale për të cilat Meta e akuzon Dvoranin janë dy: shpërdorim detyre neni 248 kodit penal dhe përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore, 246 kodi penal.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *