Një 65-vjeçare ka ndërruar jetë në rrugën Fushë Krujë-Thumanë pasi u përplas nga një mjet tip furgon që drejtohej nga një i ri.
Sipas policisë, viktime ka mbetur shtetasja me iniciale S.B., ndërsa shoferi me iniciale I.M., është shoqëruar nga policia.
Informacion Paraprak
‘Në aksin rrugor Fushë Krujë-Thumanë, mjeti tip fugon, me drejtues shtetasin I.M., 21 vjeç,ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen S.B., 65 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.’