Vendosni fjalën kyçe....

E strukur pas kapuçit të xhupit, publikohen pamjet e lirimit nga burgu të Katica Janevës (Video)


Zbulohen pamjet e ish-Prokurores Speciale të Maqedonisë së Veriut, Katica Janeva, teksa largohet nga burgu i Shutkës. Janeva është një nga personat e dyshuar në rastin ‘Reket’ ku dyshohet se përfitoi shumë të mëdha të hollash në një rast të dyshuar korrupsioni.

Gjykata e Apelit e pranoi sot pasdite ankesën e ish-Prokurores duke lejuar masën e arrestit shtëpiak, raporton ‘INA’.

Janeva u ndalua si e dyshuar në rastin “Reket” më 21 gusht të këtij viti.

Ajo përmendet si e përfshirë në një çështje korrupsioni, ku biznesmeni Orce Kamçev pagoi 1.5 milion euro, për zvarritjen e hetimeve ndaj tij, që ishin hapur nga ana e Prokurorisë Speciale në një rast për pastrim parash dhe keqpërdorime tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *