Në atë që është quajtur tashmë ‘reklama më e mirë ndonjëherë kundër pirjes së duhanit’, një kirurg transplantues kinez ka ndarë një video të ekipit të tij duke hequr mushkëritë e nxira nga një donator organesh.
Doktori Chen Jingyu, kirurgu kryesor i ekipit të transplantimit në ‘Spitalin Popullor Wuxi’ në Provincën Jiangsu, tha se pacienti kishte vdekur në moshën 52 vjeç, pas pirjes së duhanit pa u ndaluar për 30 vjet.
Burri donte që organet e tij të dhuroheshin, por ekipi i Jingyu zbuloi shpejt se mushkëritë e nxira nuk ishin të përshtatshme për transplantim, siç tregon videoja me pamje shqetësuese.
Mushkëritë e mëparshme të duhanpirësit treguan shenjat e kalcifikimit, sëmundjes bulloze të mushkërive dhe emfizemës pulmonare. Videoja, e cila u shpërnda në mediat sociale kineze është parë më shumë se 25 milionë herë.
‘Shumë duhanpirës në këtë vend kanë mushkëri të cilat duken kështu. Ekipi ynë vendosi t’i refuzojë këto mushkëri për transplant,’ tha Jingyu.
‘Shikojini këto mushkëri, a keni ende guximin të pini duhan?’ – shtoi ai.
Pacienti raportohet se nuk i ishte nënshtrohej një skaneri para vdekjes dhe mushkëritë e tij u dhuruan menjëherë pas kësaj, përpara se dikush të mund t’i ekzaminonte ato.