Vendosni fjalën kyçe....

Grabitja në Rinas – Zbulohen dy shuma “qesharake” nga paratë e vjedhura


Policia ka zbuluar dy shuma të tjera parash nga ato që u grabitën në aeroportin e Rinasit, më 9 prill 2019.

Mesohet se një pjesë e parave janë gjetur në banesën Elton Piklit, bëhet fjalë për rreth 5 mijë euro, ndërsa një pjesë tjetër parash i janë gjetur të atit të Renaldo Sulës, edhe ky i arrestuar për grabitjen.

Sipas BalkanWeb, paratë e gjetura kanë rezultuar se i përkasin një prej bankave të nivelit të dytë.

Nga ana tjetër, gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për marrjen e kampionit për të bërë analizën e ADN për Elton Piklin dhe Oltian Veselin, ndërsa ky i fundit kishte refuzuar të jepte kampionin për ADN.

Më 9 prill të këtij viti u grabitën thasë me 6 milionë euro brenda aeroportit të Rinasit, teksa lekët ngarkoheshin në avion. Gjatë përplasjes me policinë, mbeti i vrarë Admir Murataj.

Deri më tani për ngjarjen janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar: Oltion Veseli, Alkond Bengasi, Renaldo Sula, Elton Pikli, Saimir Cela dhe Ragip Hajdini.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *