Aktorja fituese e çmimit Oscar, Halle Berry, ka mbetur e lënduar gjatë xhirimeve për filmin e saj më të ri.
“FoxNews” shkruan se Halle Berry u plagos të hënën, ndërsa xhironte një skenë luftimi për filmin “Bruised”, një dramë e vendosur në botën e arteve marciale të përziera.
Prodhuesi ekzekutiv i filmit, Brian Pitt, tha se dëmtimi nuk ishte asgjë serioze.
“Halle u plagos lehtë në luftim. Ajo është e lodhur. Kishte nevojë për një pushim.”- thotë Pitt. Sipas tij, prodhimi i filmit me shumë gjasa mund të rifillojë të premten, kur aktorja të jetë e disponueshme.